1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Obama kritika Trump-it për fjalët ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey

WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Obama kritikoi kandidadin e mundshëm në Partinë Republikane, Donald Trump, në lidhje me fjalët që ai ka cituar për myslimanët.

”Të ofendosh myslimanët ose t’i izolosh ata dhe të sjellësh mendime për një sjellje ndryshe ndaj tyre gjatë hyrjes në vendin tonë, nuk është vetëm një tradhti ndaj vlerave tona. Kjo gjë largon dhe bën të huaj bashkëpunëtorët tanë brenda dhe jashtë vendit, të cilët na ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit”,- është shprehur Obama në fjalën e tij.

Duke nënvizur se vendet janë të lidhura me njëra-tjetër shumë më tepër se sa mendohet, Obama, pa përmendur emër, hodhi kritika ndaj Trump, duke thënë: ”Gjërat nuk mund të ndryshohen duke ngritur mure. Kjo gjë nuk do ta gjallërojë ekonominë dhe nuk do ta rrisë sigurinë tonë .”

Mendimi i izolimit në një botë me shtete shumë të lidhura me njëra-tjetrën, nuk është një mendim i mirë, ka thënë Obama, duke theksuar: ”Si në politikë, ashtu edhe në jetën reale, injoranca nuk është virtyt. Për të ndihmuar veten tonë, duhet të ndihmojmë edhe të tjerët. Por këtë gjë nuk mund ta bëjmë duke prishur urat dhe duke lënë botën jashtë.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit