3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Obama: Jo damkosjes së myslimanëve

Më të lexuarat

Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti amerikan Barack Obama kujtoi ata që vdiqën në aktet e dhunës në Bruksel, por kërkoi që për episodet e marra përsipër nga Shteti Islamik të mos stigmatizohen të gjithë myslimanët, me argumentin se kjo do të çonte “ujë në mullirin” e terroristëve.

“Myslimanët e Amerikës kanë dhënë një kontribut të vyer në shoqërinë tonë. Ne duhet të refuzojmë pa hezitim çdo përpjekje për stigmatizimin e tyre. Tentativa të tilla bien ndesh me karakterin tonë, me vlerat tona, me historinë tonë si komb i ndërtuar mbi idenë e lirisë fetare”, deklaroi Obama.

Prokurorët belgë njoftuan më herët se ndaj njërit prej të arrestuarve, i identifikuar si Fayçal C. është ngritur zyrtarisht akuza për terrorizëm, por BBC citon disa raporte në mediat belge të pohojnë se mund të bëhet fjalë pikërisht për atentatorin e tretë të aeroportit, që thuhet të jetë gazetari freelance Faycal Chheffou.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit