4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Obama di me detaje gjithçka ndodh në Shqipëri” thotë Rama

Më të lexuarat

Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se ka ftuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vizituar Tiranën zyrtare.
Këtë ftesë kryeministri ja ka përcjellë në takimin që pati me Obamën në Shtëpinë e Bardhë në Washington në kuadër të vizitës zyrtare që mbajti atje.

I ftuar në “Top Story” në një studio të ngritur në Washington në përmbyllje të vizitës në SHBA, Rama tha se Obama shprehu interes për të qenë në vendin tonë. Po ashtu Rama tha se është impresionuar nga njohja me detaje që shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte për situatën politike në Shqipëri.

“E kam ftuar presidentin të vijë në Shqipëri, më ka premtuar që pas këtyre 10 muajve do kishte shumë interes të vizitonte Shqipërinë. Na ka befasuar të gjithëve me njohjen me detaje dhe me pyetjet që tregonte se kishte dijeni për gjithçka”, u shpreh Rama

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit