2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

O njeri i madh

Më të lexuarat

Nga: Sali Ferati

O njeri i madh

O njeri i madh, o prijës i njerëzimitErdhe në një kohë kur bota të kërkonteKur faqen e saj errësira mbulonteErdhe ta ndriçosh, e fund ti japësh mjerimit Kur ishte harru krejt rruga e njerëzimitKur njerëzia dhënë ish në besime të kotaMe idhuj paganësh kur mbulu ish botaErdhe ti dhurosh dekretin e shpëtimit Kur gjithë bota mbarë mbyt ish në armiqësiKur vëllavrasja ish në rend të ditësKur e drejta matej me tehun e thikësErdhe ti dhurosh paqe e harmoni Kur korrupsioni mbulu kishte dhenëAsnjë normë morali kurrë më nuk njihejSe ç’ishte e mira kurrë më nuk dihejTi i solle dritën ti i solle fenë Ti jetim u linde dhe jetim u rritePa asnjë kujdes e joshje prindërorePor mbi ty vu dorë veç dora hyjnoreNë rangun me te lartë, ti me të u ngjite Ti nuk ishe mbret as dhe diktatorS’pranove nderime as edhe kurorëKurora e jote ishte drita e ZotitPrandaj mbi çdo gjë tjetër qëndron madhështor Vepra jote prek çdo aspekt te jetësTi i mësove njerëzit si të jetojnëMarrëdhëniet mes tyre si ti rregullojnëTi i mësove botës dhe jetën pas vdekjes Nga pellgu i injorancës ti një popull qiteI dhe ne dore pishtarin e qytetërimitE bëre të aftë për ndjenjën e besimitTa ka borxh gjithë bota këtë rreze drite Ti i dhe njerëzisë me të saktat sqarimeMbi ZOTIN mbi botën më të lartat mendimeI mësove botes qëllimin e jetësDija e saktë ushqehet me të tuat mendime Si triumfator ashtu siç të kishte hijeTi në Meke u fute me një mijë besimtarëKrenarisë kurejshe një rob i vure të parëRruga ty tu shtrua me kurorë lavdie Para gjithë armiqve solemnisht lexoveDekretin më kumbues që njeh historiaSot midis nesh merr fund armiqësiaTi i le të lire dhe nuk i dënove Kur Evropa vuante në kulmin e mjerimitKur ende nuk dinte se ç’ishte pastërtiaKur për çdo sëmundje përdorej magjiaTi i dhe asaj, dritën e qytetërimit Në medrese të Spanjës bota mori mësimin,e dijes, e të shkencës dhe e përvetësoi.historia kurrë këtë fakt se mohoi,çdo dije që flinte atje mori zgjimin. Vandalët në Spanjë zhdukën qytetërimintetë shekullor të epokës islame,vranë, prenë, shkretuan, dogjën e bënë name,
fituan betejën por morën mallkimin. E kur më vonë Evropa e kuptoi gabiminmblodhi ç`ka shpëtuan nga dora mizore.Aty gjetën dijen shkencat, artin, përpariminaty gjetën dijen dhe sjelljet njerëzore. Njerëzit e mëdhenj gjithmonë të admirojnëAsnjëherë s’përdore dhunë e detyrimIdetë nuk kanë jetë me forcë e shtrëngimPrandaj merr nderime, emrin ta kujtojnë Sundimtarët e tjerë së gjalli u shenjtëruanU veshën me bujë e salltanetE shpesh u ngjitën gjer në hyjnitetE porsa kaluan rreptësishtë u mallkuan S’lanë pas vetes tyre veç simbole prangashGjurmë tiranie, kala e ndërtimeQë botës u sollën vuajtje e mjerimeE pas tyre u bënë çerdhe merimangash Ndërsa veprën tënde e të shokëve të tjerëQë u dërguan tok si pejkamberëJetuan dhe shkuan me emër të mirëBota i falënderon dhe ua di për nder Por ka nga ata që duan të injorojnëLavdinë tënde të madhe dhe rrugën përparaQë i solle botës dhe në mënyre të paparëDuan ta luftojnë dhe ta asgjësojnë Por gabohen rëndë se drita e fesëAsnjëherë nuk zhduket sa të jete jetaI keqi do te zhduket me të këqijat e vetaAjo do jete gjithmonë e kurrë nuk do vdesë Feja nuk mund te zhduket me mënyra mizoreAs me djallëzi as manovra të tjeraAta do të dështojnë ashtu si kaheraForca e saj qëndron në natyrën njerëzore
 
 
 
Sali Ferati -ish, Myftiu i Dibres
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit