“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë fasik (mëkatarë) ju sjell ndonjë lajm, vërtetojeni atë…”[2]
Allahu na ka urdhëruar që t’i vërtetojmë dhe analizojmë lajmet, andaj nuk i lejohet muslimanit që të shpërndaj fjalë duke mos qenë i sigurtë në vërtetësine e tyre.
Është për të ardhur keq që pjesë e shpifjeve ndaj islamit dhe veçanërisht hoxhallarëve, bëhen edhe vetë muslimanët kinse në emër të vetëkritikës apo ngritja e zërit ndaj padrejtësive.
Është e vërtetë që sot është bërë shumë e vështirë të vërtetohen burimet e lajmit pasiqë mund të përhapet shumë shpejt dhe mund të na ndodh që të nxitohemi e të gabojmë. Mirëpo gabimi në këtë rast nuk mjaftohet me largimin e lajmit por lind si detyrë shpagimi me përgenjështrimin.
- Hoxhë Omer Dauti