1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

O ju që besuat! Kini kujdes vetet tuaja! Nuk ju dëmton kush humb kur ju udhëzoheni – Nga Hoxhë Florian Leli

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat! Kini kujdes vetet tuaja! Nuk ju dëmton kush humb kur ju udhëzoheni” (El Maideh, 105)

Ajeti në fjalë duhet kuptuar në dritën e dy parimeve:

Parimi i parë: Thirrja në udhëzim dhe ftesa për mirësi nuk ndalen përderisa humbjet dhe devijimet ekzistojnë; sepse ky ajet vjen pas ajetit: (e kur u thuhet: ejani te ajo që zbriti Allahu dhe te i dërguari, thonë: na mjafton çfarë kemi gjetur te të parët tanë). Ejani shpreh thirrje dhe ftesë.

Ebu Bekri r.a. thotë: “O njerëz! Ju e lexoni këtë ajet (O ju që besuat! Kini kujdes vetet tuaja! Nuk ju dëmton kush humb kur ju udhëzoheni), _por e keqinterpretoni (1)_. E kam dëgjuar profetin të thotë: “Kur njerëzit e shikojnë ndonjë të keqe dhe nuk e ndryshojnë, gati sa s’i përfshin Allahu me ndëshkimin e tij”. Ibn Maxheh.

Parimi i dytë: Kush e kryen detyrimin e urdhërimit për mirë ashtu siç është urdhëruar, duke i ftuar njerëzit te Kurani dhe suneti, nuk ka pse të brengoset, përderisa vetë ka gjetur udhëzimin. Kush humbet, dëmin ia bën vetes, e kush udhëzohet, nuk ngarkohet me përgjegjësi të të tjerëve.

Në mënyrë të përmbledhur: Kujdesu për veten pa anashkaluar davetin dhe mos u brengos; se kush humbet vetëm veten dëmton.

(1) Kjo shtesë përmendet në një transmetim tjetër te Tirmidhiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit