Prijësit fetar janë aty ku janë populli. Edhe hoxha Bekir Halimi, si një përdorues i rrjeteve sociale për të komunikuar me shumë besimtar nuk rresht së shpërndari këshilla dhe gjëra të dobishme që u futen në punë besimtarëve musliman. Ai përmes llogarisë së tij në Twitter ka shpërndarë, disa këshilla për ata që përdorin rrjetet sociale apo janë në komunikim me njerëzit në përgjithësi, për të shpërndarë sa më mire mesazhin e Islamit.
Kjo është buqeta me këshilla:
O cicërues! Çdo ndjekës që ke llogarite si një ‘mysafir’, andaj ofroj mysafirit gjëra që e kënaqin Allahun fillimisht pastaj edhe mysafirin.
O cicërues! Mos u bë koprrac me diturinë dhe informatat që i ke, duke i shpërnda ato në këtë rrjet sociale.
O cicërues! Ji besnik dhe i saktë dhe mos përhap informata dhe dituri të pa vërtetuara dhe që nuk janë të dobishme.
O cicërues! Kujdesu për ndjenjat e ndjekësve dhe mos posto gjëra që shkaktoj mërzi, trishtim dhe shqetësim.
O cicërues! Shpërndaj ajete dhe hadithe, diturinë e dijetarëve dhe urtësinë e të devotshmëve, ka kohë kur do ti thuash fjalët tuaja.
O cicërues! Behu i sinqertë dhe mos përvetëso fjalë, postime dhe mendime të tjerëve. Jo besnik dhe përmend autorin e tyre.
O cicërues! Bëhu shkak që të udhëzohen dhe përfitojnë njerëzit dhe jo shkak i neverisë ndaj fesë dhe polemikave sterile.
O cicërues! Bëhu shkak i gëzimit dhe optimizmit te njerëzit dhe jo shkak i mërzisë dhe pesimizmit.
O cicërues! Bëhu shkak që grumbullon forcën intelektuale dhe jo ai që e përçan këtë forcë.
O cicërues! Bëhu shkak i aksioneve humanitare për të ndihmuar njerëz, familje, xhamia, medrese dhe projekte të ndryshme.
Hoxhë Bekir Halimi, mund ta njdekni në Twitter në këtë llogari : https://twitter.com/bekirhalimii