-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

O Brien: Kosova në kahun e duhur

Më të lexuarat

Ndryshe nga zyrtarët tjerë ndërkombëtarë që vizitojnë Kosovën e që ikin të zhgënjyer, nënsekretari i shtetit në Departamentin Ndërkombëtar për Zhvillim (DFID) për Çështje Evropiane, Stephen O’Brien, është ndjerë i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kosova dhe me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për “Zërin” tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.
“Të gjitha çështjet për të cilat ne kemi qenë partner me Kosovën kanë arritur progres shumë të madh”, tha O’Brien. “Kur mendon se ku ishin gjërat në Kosovë dhe ku kanë arritur, është një progres enorm dhe kjo jep besim për të ardhmen”, shprehet ai.
Zëri: Fillimisht a mund të flisni në përgjithësi për DFID dhe ndihmat që i janë dhënë Kosovës. E dimë që qeveria britanike ka qenë mjaft “dorëlirë” jo vetëm me Kosovën?
O Brien: Rreth 13 vjet më parë është iniciuar fillimisht një ndihmë shumë e madhe për arsye humanitare, një kohë shumë e vështirë ajo për Kosovën. DFID ka qenë shumë i kënaqur që ishte në gjendje për të vazhduar programin e përkrahjes për nevojat e zhvillimit për Kosovën.
Kjo tani ka ardhur në një përfundim natyral. Natyrisht avantazhi që e kemi ne tani është të përmbledhim të arriturat dhe të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Britania e Madhe po e vazhdon përkrahjen shumë të madhe për Kosovën dhe popullin e saj duke e marrë si bazë faktin se dinamika e sfidave për të ardhmen është pjesë e rrugës së integrimit në BE, duke shkuar drejt marrjes së statusit të kandidatit, angazhimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Këto janë çështjet e mëdha me të cilat ne përballemi tani për të ardhmen dhe mundësia jonë që të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhënien tonë veçanërisht përmes kësaj dinamike shumëpalëshe, e cila si qëllim kryesor e ka arritjen e këtyre gjërave me sukses, diçka që më pas nxit përkushtim afatgjatë përmes këtyre programeve specifike bilaterale. /zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit