2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

O Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në Gazza! – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat


Vëlla! Motër! Përhapne këtë porosi!
Në këto ditë është për përsonat që kanë mundësi e preferuar të therin kurban, të mos qethen e mos t’i prejnë thonjtë deri sa ta kryejnë therjen e Kurbanit në ditën e Kurban Bajramit.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush e ka kurbanin të pergatitur për therje, kur të del hëna e Dhul-Hixhes, të mos qethet e as mos t’i prejë thonjtë derisa nuk e kryen therjen (në ditën e Bajramit)”. (Transmeton Muslimi).
Shejh Ibën Uthejmini thotë:
“Vëllau im musliman! Je në prag të muajit të Dhul-Hixhes, në këto dhjetë ditët Pejgamberi, ﷺ, ka nxitur besimtarët që të bëjnë sa më shumë vepra të mira, saqë tha:
“Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura te Allahu sesa këto ditë. E ato janë dhjetë ditët e muajit Dhul-hixhe”. Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugën e Allahut?” Pejgamberi, ﷺ, u përgjigj: “As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit