“Shqipëria është vendi i dytë në botë, i cili pas Norvegjisë i tha JO kërkesës së amerikanëve që të ofrojë hapsirë për paisjet me të cilat do të shkatërroheshin armët kimike të Sirisë”, fillon shkrimin e tij e përditshmja prestigjioze amerikane ‘The Neë York Times” (NYT).
Para disa javësh planit për shkatërrim e 1300 tonëve të armatimit kimik i kishte thënë edhe Norvegjia.
Christian Chartier, zëdhënësi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se “vendimi i Shqipërisë absolutisht nuk do të ndalë e as që do të afektojë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të jetësuar planin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.
Anëtarët e organizatës e cila ka 41 shtete anëtare tani kanë nevojë për ca kohë derisa të vendosin se si do të procedojnë me implementimin e Marrëveshjes mes SHBA-ve e Rusisë, e me të cilën Marrëveshje është pajtuar edhe Siria e që ka për cak shkatërrimin e armëve kimike të grumbulluara prej vitesh në këtë shtet.
Rusia dhe SHBA-të synojnë që pjesa dërmuese e këtij ar,atimi të shkatërrohet deri në fund të këtij viti, kurse në tërësi pritet që ai të zhduket më se largu nga mesi i vitit 2014. Mirëpo, shfaqja e rrethanave të reja, nevojës për shkatërrimin e tona e tona të armëve kimike, ka krijuar vështirësi të paparashikuara. Problemi kryesor është se ku do të gjindet vendi për ti bartur dhe shkatërruar tona armatim kimik.
Rrethanat e reja kanë ngritur në agjendën publike shqetësimin për mjedisin, shqetësimet politike, por edhe ato të natyrës tjetër, kështu që jetësimi i marrëveshjes tani për tani ka ngecur në fazën e saj të parë.
Presidenti amerikan Barack Obama, i mbështetur nga Franca i ishte kërcënuar Sirisë me sulm ushtarak në rast se nuk shkatërron armatimin kimik, të cilin kjo e fundit e kishte përdorur në disa lokacione kundër popullatës së saj më 21 gusht.
Qindëra persona kanë vdekur gjatë sulmit me armët kimike, por autoritetet e Sirisë kurr nuk kanë pranuar se ato kanë realizuar sulmet. Megjithatë, ato u pajtuan që armët kimike të shkatërrohen./iG/kohaislame.com