Ndertimi murit ka nje tendence te barrikadimit te krimit te organizuar, edhe simbolike edhe si infrastrukture qe kerkon vakum per te vepruar.
Mosparandalimi i ndertimit dhe mosprishja ne dy javet e para e ka cementuar murin dhe i ka bere institucionet hisedar te murit dhe cdo tentim per te prishur eshte destabilizim dhe provokim i situates se kaosit per te ikur nga pergjegjesia. Murin duhet me prish KFOR Francez, Polcia e EU si garant te sigurise, stabilitetit dhe te dialogut. Te tjeret perveq se jane te paafte ata mund te vendosin miqet e Enver Zymberit ne rrezik per jete e per vehte vazhdojne me marre meditje per vizitat ne Bruksel.
Ndalimi i Haradinajt eshte nje shtrengim tutje i lakut per te krijuar situate te nxehte. Dhe kjo vie pas deklaratave te Thacit per Gjykaten Speciale. A thua pse Veseli qe akuzohet direkt nga Nazim Bllaca dhe te tjere nuk ndalohet ne France edhepse eshte frekuentuesi e vizitori me i shpeshte i Frances? A do te pasoje tentimi per te prishur murin per te treguar dhembet prej qumshti? Apo do te ndodhe nje skandal i orkestruuar i radhes ne Tetove apo Gostivar per te permbyllur ciklin e akuzimeve per fundametalizem per t’i dhene murit ne Mitrovice kuptimin e radhes dhe final.
Mitrovica mund edhe te zevendesoje Sarajeven ne zhvillimet globale. Deri aty eshte shtyer kufiri ndermejt Lindjes dhe Perendimit ne kokat e semura qe shtyejne dhe pranojne konceptet e perplasjes religjioze si fakt i kryer i aresyetimit te luftes per kontrolle te resurseve./HakiAbazi/