0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nxënësve palestinez ua shkatërrojnë edhe shkollat e improvizuara…

Më të lexuarat

Fillimi i vitit shkollor në një fshat në Bregun Perëndimor u shtye për të dielën, pasi Administrata Civile izraelite konfiskoi dhe shkatërroi rimorkiot që duhej të shërbenin si klasa, së bashku me pajisjet e tjera arsimore.

Autoritetet kanë konfiskuar dhe shkatërruar rimorkiot të përdorura si klasa në tre komunitete të tjera palestineze në dy javët e fundit.

Administrata Civile, e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, gjithashtu ka konfiskuar rimorkiot dhe pajisjet në dy komunitete Beduine në lindje të Jeruzalemit dhe ka lëshuar një urdhër prishjeje për një kasolle që shërben si shkollë në fshatin Rifa’iyeh, në jug të Hebronit.

Të martën mbrëma, në prag të hapjes së vitit shkollor në Bregun Perëndimor dhe në Gazë, inspektorët e Administratës Civile të shoqëruara me trupa ushtarake bastisën Jubbet Adh-Dhib, ku shkatërruan dhe konfiskuan gjashtë rimorkiot e dhuruara nga një organizatë e ndihmës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit