-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Nxënësit e “Sami Frashërit” përjashtohen për shkak të mjekrës

Më të lexuarat

nxenesit

Disa nxënës të shkollës së mesme “Sami Frashëri” janë larguar nga mësimi për shkak të dukjes së tyre.

Drejtori i kësaj shkolle, Ilmi Reçica, është shprehur se këta djemtë nëse dëshirojnë të jenë pjesë e mësimit atëherë duhet ta heqin mjekrrën.

E nxënësve të përjashtuar kjo këkresë e të parit të shkollës po i’u duket e paarsyeshme, njofton Klan Kosova.

Reçica është shprehur se ata duhet ta largojnë mjekrrën për arsye pastërtie, mirëpo për të pastërtia nuk është e vetmja arsye e kërkesës së tij.

Sipas tij, në këtë shkollë ka shumë nxënës që falen dhe ai kërkon që paraqitja e nxënësve të jetë në rregullore.

Kurse drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci, është në dyshim nëse me të vërtetë është dashur që këta nxënës të largohen nga shkolla, por është shprehur se është duke u marr detajisht me këtë ndodhi.

 

https://www.youtube.com/watch?v=4r8rkrzHxN8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit