0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nxënësi me varg njësha bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës, tashmë do të ketë një deputet që gjatë shkollimit të tij ka pasur sukses të dobët. Rafet Rama, do të ulet përsëri në ulësen e deputetëve si i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Nezir Çoçaj.

Rafet Rama, gjatë kohës sa kishte qenë nxënës në shkollën e mesme “Ramiz Sadiku” në Skenderaj, kishte pasur një numër të madh të njëshave.

Insajderi kishte siguruar ditarin e shkollës ku shihet suksesi i dobët i deputetit Rama.

Notat flasin për sukses të dobët mësimor të deputetit Rama, i cili një kohë të gjatë kishte qenë këshilltar i lartë i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe i ish-ministrit, Zenun Pajaziti. Po ashtu, Rafet Rama, kishte qenë kandidat për president të Kosovës.

Rafet Rama dhe Hashim Thaci, kishte ‘sfiduar’ njëri tjetrin në garën për të parin e vendit, ku në fund këtë pozitë e zuri tashmë presidenti Thaci.

Rafet Rama, ka lindur në vitin 1971 në Prekaz, ishte 20 vjeç në vitin e katër të shkollës së mesme./Insajderi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit