-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nuset pothuajse lakuriq”, Prifti Antonio: Mjaft me këto veshje në kishë

Më të lexuarat

“Mjaft më ato nuse që për ditën e tyre më të bukur vinë në kishë pothuajse të zhveshura”, është ky paralajmërimi i nisur ditët e fundit përmes mediave sociale nga At Antonio Nuara, pastor i kishës në Ribera, në zonën e Agrigento, Itali duke krijuar mjaft polemika, jo vetëm mes banorëve të zonës, pasi mesazhi u bë viral në mesin e besimtarëve.

Prifti, i cili do të festojë 50 vjet të priftërisë këtë vit, në të vërtetë ka paralajmëruar publikisht se ai nuk ka ndërmend të mirëpresë nuset që vijnë me shumë pak rroba në trup në kishën që ai administron, duke nxitur një mosmarrëveshje midis atyre që mbështesin vendimin e tij dhe atyre që e konsiderojnë atë tepër drastik.

Në rast të një fustani jo të përshtatshëm për vendin ku ato kërkojnë sakramentin e martesës, ai do të ndalojë ceremoninë. “Ju mund të jeni elegante, por në të njëjtën kohë të respektoni shenjtërinë e kishës”, sqaroi prifti i cili në një intervistë kujtoi se gjithnjë e më shumë herë ai detyrohet të kujtojë nuset që “për ditën më të bukur të jetës së tyre kanë ekzagjeruar me vendosmëri, në disa raste pothuajse të zhveshura”.

Don Antonio Nuara shpjegoi se ai është një admirues i artit që nganjëherë përfshin zhveshjen, përfshirë atë të shprehur nga trupi i femrës, por në kishë kjo nuk është e mundur. “Arsyen për këtë reagim, gjykojeni vetë”, lexohet në vend të kësaj në një postim tjetër, në të cilin prifti tregoi foto të nuseve pothuajse të zhveshura të marra nga interneti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit