Kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, arriti të mbrojë titullin ndaj Conor McGregor.
Rusi mbetet i pamposhtur në karrierën e tij, duke fituar në 27 takime sa ka pasur në total në karrierën e tij.
30-vjeçari fitoi me plotë meritë në raundin e katër, por në fund gjërat dolën nga kontrolli dhe ceremonia e ndarjes së titullit u shty për një herë tjetër.