3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuredin Zenki, Emiri që rregulloj frontin Islam dhe i shtroj rrugën Salahudinit për të çliruar Kudsin

Më të lexuarat

✨ Nuredin Mahmud Zenki dhe projekti i madh

🔸 Nuredini e mori Emiratin e Alepos pas vdekjes së babait të tij në vitin 541 hixhri. Ai ishte njëzet e nëntë vjeç, por tregoi më shumë aftësi dhe vetëdije se çdo sundimtar gjashtëdhjetë vjeçar të asaj kohe. Ai i mposhti komplotet e armenëve dhe ish-sundimtarit të Edesës, Jocelit II, dhe e mori Edesën prej tij pasiqë e kishin pushtuar pas vdekjes së babait të tij.
🔸 Ai punoi me mjeshtëri të madhe dhe ishte unik në prishjen e aleancës midis sundimtarit të fuqishëm të Damaskut, Muinudinit, Anerit dhe kryqtarëve, aleancë e cila kishte penguar babain e tij të aneksonte Damaskun. Kështu që Nuredini iu afrua Anerit dhe u martua me vajzën e tij, ky afrim dhe kjo martesë e përzier pati një efekt të gjerë në dështimin e Kryqëzatës së Dytë, e cila udhëhiqej nga perandori gjerman Conrad III dhe mbreti i Francës, Louis VII.

🔸 Nuredini ia doli të aneksonte Damaskun dhe tia bashkangjiste shtetit të tij në vitin 549 hixhri pas vdekjes së Anerit, duke përfunduar kështu projektin e babait të tij. Më pas ai filloi të punojë për të zbatuar projektin e madh për zhdukjen e shtetit Ubejdit nga ekzistenca dhe rivendosjen e unitetit fetar në zemrën e botës islame pasi ishte copëtuar për dy shekuj me radhë.  Nuredini arriti të aneksojë Egjiptin në vitin 564 hixhri.

🔸 Në vitin 567 hixhri, Nuredini lëshoi një urdhër për zëvendësin tij në Egjipt, Salahudin Ejubin, që të hiqte emrin e kalifit Ubehdit nga predikimi i xhumasë dhe ta zëvendësonte atë me emrin e kalifit abasid.

🔸 Sapo Nuredini vdiq në vitin 569 hixhri, ai kishte përfunduar pjesën më të madhe të projektit të tij. Fronti islamik shtrihej nga Mosuli në lindje deri në Libi në perëndim dhe nga malet e Taurit në veri deri në Aden në jug. Vetëm blloku i fundit mbeti në projektin e tij të madh, ai ishte çlirimi i Jeruzalemit dhe Aksaja nga duart e kryqtarëve. Dëshmia më e madhe se ky çlirim ishte pjesë e projektit të tij është fakti se ai kiahte urdhëruar një marangoz të aftë të Halepit që të bënte një minber për Xhaminë e Aksasë duke i thënë: “Bëje atë në gjendjen më të mirë.”
Marangozi e përfundoi minberin, por vdekja e papritur e Nuredinit kur ai ishte pesëdhjetë e shtatë vjeç e pengoi dëshirën e tij të plotësohej.

🔸 Megjithatë, kur Saladini rimori Jeruzalemin, ai urdhëroi që të sillnin minberin e Nuredinit dhe ta vendosnin atë në mihrabin e xhamisë El-Aksa dhe qëndroi atje derisa sionistët e dogjën në vitin 1969.
🔸 Kështu pra, udhëheqësit e umetit në kohën e kryqëzatave kishin projektet e tyre të mëdha në shërbim të islamit dhe myslimanëve. Sot, për fat të keq, kombi islam është copëtuar dhe i mungojnë projektet që i shërbejnë fesë dhe çështjeve të saj, por sillen rreth projekteve sioniste-kryqtare.

✍ Prof Dr Ali Adem El Avdeh
Andaluzia Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit