Numri më i ri i revistës “Dituria Islame”, të mërkurën iu prezantua qytetarëve të Pejës.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, u shpreh mjaftë e kënaqur me interesimin e qytetarëve e përfaqësuesve të bizneseve për të ditur më tepër rreth aktivitetit të kësaj reviste ndër vite, e veçanërisht për numrin e fundit të saj.
“Qytetarët e Pejës ishin mjaftë të interesuar dhe e mirëpriten revistën “Dituria Islame”, ku në bashkëbisedim me ta ua prezantova përmbajtjen e numrit të fundit, në të cilën janë shkruar tema me interes si për atdhedashurinë, për familjen, tema të ndryshme fetare, histori e aktivitete të shumta të Bashkësisë Islame përgjatë muajit”, tha mes tjerash ajo.
Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.