1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Numri jubilar i 400-të i revistës Dituria Islame, iu prezantua qytetarëve të komunës së Skenderajt

Më të lexuarat

Numri jubilar i 400-të i revistës Dituria Islame, iu prezantua qytetarëve të komunës së Skenderajt

 

Numri jubilar i 400-të i revistës “Dituria Islame”, e cili doli nga shtypi në muajin e bekuar të Ramazanit, iu prezantua qytetarëve të komunës së Skenderajt.

Përmes artikujve të shumtë për Ramazanin, në këtë numër lexuesit mund të kuptojnë më shumë rreth dispozitave të agjërimit, për ripërtëritjen e besimit dhe raporteve ndërnjerëzore në Ramazan, kategoritë e ngarkuara me agjërim dhe rastet që e justifikojnë mosmbajtjen e agjërimit, për dispozitat e agjërimit të shtatzënës dhe gjidhënëses dhe mënyra e kompensimit të tij, e tema të tjera me rëndësi.

Aktivistja Mihana Goga- Bekteshi takoi qytetarë të shumtë, përfaqësues të bizneseve, me të cilët diskutoi rreth temave që shtjellohen në këtë revistë, e në veçanti për numrin e fundit.

“Ishte një pritje e ngrohtë nga gjithë qytetarët, interesimi për revistën nuk mungoi e as pyetjet e shumta, të cilave më së miri iu përgjigjen artikujt e zgjedhur në këtë numër. Qytetarët poashtu ndanë përvojat e tyre gjatë Ramazanit, duke shijuar çdo moment të këtij muaji të mirësisë”, tha mes tjerash Goga- Bekteshi.

Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit