4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 212, përfshirë 61 fëmijë

Më të lexuarat

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 212, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze theksoi se shifra e viktimave përfshin 61 fëmijë, 35 gra dhe 16 të moshuar. Po ashtu mbi 1.400 palestinezë të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës izraelite.

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga 10 maji, duke lënë pas një gjurmë masive shkatërrimi në të gjithë territorin e enklavës bregdetare.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë si pasojë e raketave të lëshuara palestineze nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Tensionet e fundit që filluan në Kudsin Lindor gjatë muajit të Ramazanit u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit