0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Numri i muslimanëve tejkalon atë të katolikëve

Më të lexuarat

Vatikani ka njoftuar se numri i myslimanëve në botë për herë të parë ka tejkaluar numrin e katolikëve, dhe se Islami është bërë feja më e madhe në botë. Sipas raportit vjetor statistikor të Vatikanit që në vitin 2008 Islamin e praktikojnë 19.2 për qind të popullsisë së botës, ndërsa 17.2 për qind deklarohen si katolikë, transmeton Ekuilibri.

“Për herë të parë në histori ne nuk jemi më në krye: myslimanët na kanë tejkaluar,” tha Imzot Vittorio Formenti në një intervistë për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”.

Imzot Formenti, i cili raportin e këtij viti është bazuar në të dhënat nga viti 2006, i cili konsideron se arsyeja kryesore është shkalla e natalitetit.

“Është e vërtetë se familjet myslimane vazhdojnë të lindin fëmijë në numër të konsiderueshëm, ndërsa të krishterët kanë gjithnjë e më pak fëmijë,” tha ai.

Megjithatë, krishterimi si një tërësi mbetet religjion kryesor. Nëse përqindjet e bazuara aplikohen për popullatën botërore prej 6.5 miliard banor, siç ishte në vitin 2006, myslimanë janë 1.25 miliard, katolikë 1.13, dhe të gjithë të krishterët së bashku 2 150 000 000, çka do të thotë se përbën 33 për qind e popullsisë botërore.

Sipas Formentit, Amerika Latine mbetet një bastion i katolicizmit, dhe në kontinentin Amerikan si një kontinent i tërë jeton 49.8 për qind e të gjithë katolikëve. Sa për Afrikën, kjo është, siç thotë ai, “një burim i madh” për Kishën Katolike, ndërsa Evropa dhe Amerika e Veriut janë duke luftuar për të mbajtur numrin e besimtarëve katolik. Nga shtet e Evropës ,për nga numri i katolikëve në fund është Franca, Hollanda dhe Belgjika, ndërsa në Itali është i pranishëm ” pak, shumë i pakt”, thotë Formenti.

Raporti është bërë në bazë të statistikave të Vatikanit, regjistrimit të vendeve veq e veq dhe sipas të të dhënave të OKB-së. Të dhënat u publikuan në prag të takimit të paralajmëruar midis delegacioneve të myslimanëve dhe të Vatikanit në maj ose gusht, i cili do të përpiqet të zgjidh mosmarrëveshjet e hapura në vitin 2006, kur Papa Benedikti citoi një perandor bizantin me pretendimin se Islami për nga natyra është i dhunshëm.

Papa dërgoi përsëri një sfidë për myslimanët kur në prag të festës së Pashkëve publikisht shfrytëzoi gazetarin e njohur mysliman, i cili tha se intoleranca është karakteristikë e Islamit. Vatikani më vonë u distancua nga qëndrimi i këtij gazetari.

Secila prej feve ndahet në degë të ndryshme të kulteve dhe traditave shkollore. Pra krishterimi ndahet në katolicizëm, ortodoks, protestant, orientale ortodoks (Kisha Koptike dhe Ekumenike) dhe asirianët nestorianë.

Myslimanët janë të ndarë në sunitë, shiitë, sufi dhe harixhi, dhe dallimet ndërmjet tyre janë shkaktarë të shpeshtë të konflikteve të ndryshme thuhet në Vatikan , ndërsa transmetojnë mediat e ndryshme botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit