2.3 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Numrat arabë

Më të lexuarat

Numrat arabë perëndimorë (magrib): 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Numrat arabë lindorë (mashrik) : ٠ ١ ٢ ٣ ٤ ٥ ٦ ٧ ٨ ٩


Ekziston një gabim i përhapur që thotë se shifrat që shumica e arabëve përdorin sot, si ٣, janë indiane. Kjo është gabim, sepse në fakt këto janë shifra arabe që në origjinë. Arabët, në kulmin e avancimit të tyre shkencor, zhvilluan dy lloje shifrash, dhe të dyja janë të quajtura shifra arabe: ato lindore dhe homologët e tyre perëndimore, të cilat janë të dyja shpikje të dijetarit abasid el-Haurizmi.

Përdorimi sipas kontekstit

Është vënë re se el-Haurizmi, në veprat e tij të astronomisë, përdorte shifrat arabe lindore, ndërsa në librat e matematikës përdorte shifrat arabe perëndimore. Këto të fundit ai i shpiku bazuar në numrin e këndeve të secilës shifër.


Dëshmia për origjinën

Dëshmia se shifrat arabe lindore nuk janë nga India është dallimi i plotë midis formës së shifrave indiane dhe atyre arabe lindore.

Dallimet:

  • **Arabe perëndimore: 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
  • **Arabe lindore: ٠ ١ ٢ ٣ ٤ ٥ ٦ ٧ ٨ ٩
  • **Indiane (nga e majta në të djathtë): ० १ २ ३ ४ ५ ६ ७ ८ ९

Pra, duket qartë ndryshimi dhe mosngjashmëria midis shifrave arabe lindore dhe atyre indiane.


Përhapja në Evropë

Shifrat arabe perëndimore u transferuan në Evropë nga Papa Silvesteri II, i cili i mësoi ato kur ishte student në Universitetin e Kajrauanit.

Sfida në Evropë

Silvesteri II hasi vështirësi në futjen e shifrave arabe në Evropë, pasi shkrimtarët evropianë, të bindur për superioritetin e kulturave romake dhe greke, nuk ishin të gatshëm të pranonin rëndësinë e numrit zero dhe shifrave arabe. Për më tepër, ata, për shkak të mungesës së zhvillimit intelektual, nuk e kuptonin dobinë e zeros.

Fjala “zero”

Ata nuk ishin të gatshëm të pranonin rëndësinë e zeros dhe shifrave arabe, madje, për shkak të prapambetjes së tyre të thellë, nuk e kuptonin aspak dobinë e zeros.

Ndërkohë, fjala angleze “zero” është marrë nga frëngjishtja “zéro”, e cila rrjedh nga fjala veneciane “zero”. Kjo fjalë përdorej krahas termit “cypher” (سايفر), që vinte nga italishtja “zefiro” dhe që në origjinë buronte nga fjala arabe “صفر” (sifr). Përdorimi i parë i kësaj fjale në anglisht është regjistruar në vitin 1598.

Ideja e këndeve nga u formuan shifrat arabe

Burimet

  1. **”Umdetu Tulab fil ilmi hisab, e ” Ibrahim Kabakbi, (v. 851 h./1448 e.s.)
  2. **Komentar i Nuz’hetul hisab, e Ahmed bin Kasim El-Gazi (v.1061 h./1650 e.s.) ndërsa autori i Nuz’etul hisab është Ibn el-Haim (v. 815 h./1413 e.s)
  3. **”El-Bejan ve El-Te’byan,” el-Xhahidh (v. 255 h./ 868 e.s)

Tamir ez-Zegari / Përktheu: Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit