Një numër i madh palestinezësh u vranë në sulmet e reja izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi që i përkiste familjes Kelab në qendër të qytetit Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.
Trupi i një personi dhe shumë të plagosur u nxorën nga rrënojat.
Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se shumë njerëz u vranë dhe u plagosën nga bombardimi i një shtëpie në zonën e kontrollit doganor në qytetin lindor të Khan Younis.
Ata theksuan se nën rrënoja ka një numër të madh njerëzish.
Një avion luftarak izraelit bombardoi gjithashtu një shtëpi në rrugën Al-Yefaviyye në kampin e refugjatëve Jabalija, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
Ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nxorrën një grua që vdiq nga plagët e saj dhe nëntë persona të plagosur nga rrënojat.
Shumë njerëz u plagosën kur një avion luftarak izraelit bombardoi shtëpinë e familjes Es-Sehhar në qytetin Jabalija.
Të gjithë të vrarët dhe të plagosurit në Jabalija janë transferuar në spitalin “Kemal Advan” në kampin e refugjatëve Jabalija.
/trt/