3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Nuk ndryshon” politika serbe ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Politika e Beogradit karshi Kosovës, nuk do të ndryshojë, kështu ka deklaruar shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Serbisë, Millivoje Mihajlloviq.

Ai ka thënë se duhen kërkuar zgjidhje pragmatike për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe se nuk duhen pritur “ndryshime të papritura të politikës”.
Duke folur për mediat serbe, ai ka thënë se “problemi i Kosovës nuk është cilësuar rastësisht si interesi më i madh kombëtar dhe shtetëror, andaj zgjidhjen e tij nuk mund ta vërë në pikëpyetje ndryshimi i qeverisë në Beograd”.
Sipas Mihajlloviqit, Serbia ka dëshmuar se është e mundur formula “Edhe Kosova, edhe Evropa” dhe se me një politikë të tillë duhet të vazhdohet.
“Kjo është e vetmja formulë që mund ta lërë Serbinë në lojë kur janë në pyetje edhe Bashkimi Evropian, edhe Kosova. Qëllimi i Serbisë nuk është vetëm anëtarësimi në BE. BE-ja është instrument serioz për zgjidhjen e problemeve në Kosovë”, ka thënë Mihajlloviq.
Serbia është në pritje të formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit