11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Autostrada nën hetime të EULEX-it

Më të lexuarat

Ka dështuar disa nga rastet e “peshqve” të mëdhenj, por po tenton të hap edhe një rast tjetër, po ashtu të madh.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, është duke e hetuar projektin “Rruga 7, autostrada Morinë-Merdare”, të cilin Qeveria e Kosovës ia besoi konzorciumt amerikano-turk, “Bechta&Enka”.

Burime të Indeksonline brenda EULEX-it bëjnë me dije se tash e gati një muaj ky mision është duke kërkuar në vazhdimësi dokumente në Ministrinë e Infrastrukturës, trashëgimtare e ish-Ministrisë së Transportit dhe Postelekomunikacionit, për këtë projekt.

Edhe pse është projekti më i madh investiv në vend, vlera e të cilit mund të arrij mbi 700 milionë euro, Ministria e Infrastrukturës nuk kanë pranuar që të flasin për këtë veprim të EULEX-it, edhe pse Indeksonline i ka pritur për disa ditë.

Nisjen e hetimeve nuk e ka mohuar as pohuar EULEX-i. “EULEX-i në parim nuk komenton rreth hetimeve”, ka thënë për Indeksonline Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e EULEX-it.

Derisa ky mision është duke marrë dokumente në MI për projektin në fjalë, në konzorciumin amerikano-turk ende nuk është “dukur”.

“Projekti nuk ka marre asnjë kërkesë nga EULEX për të dhënë asnjë lloj dokumentacioni”, ka thënë për indeksonline Ela Ruçi, zëdhënëse e “Bechtel&Enka”.

Ky projekt ishte tenderuar nga ish-Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit (MTPPT) kur atë po e drejtonte deputeti Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka bërë 2 vite hetime për korrupsion, për të cilat ende nuk ka ndonjë vendim se si do të përfundojnë.

Pas një procesi të gjatë tenderimi, kontratën me “Bechtel&Enka”, pos Limajt e kishte nënshkruar edhe ish-shefi i Prokurimit, Nexhat Krasniqi, që po ashtu, sikurse Limaj, është hetuar si i dyshuar për korrupsion nga EULEX-i për dy vite me radhë.

“Rruga 7, autostrada Morinë-Merdare” është pjesë e të ashtuquajturës “Rruga e Kombit”, e cila lidhet me autostradën e Shqipërisë, që po ashtu është ndërtuar nga konzorciumi “Bechtel&Enka”/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit