-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga viti 1998

Më të lexuarat

Çmimet në Shqipëri vetëm vazhdojnë të rriten, të ndikuara nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburanteve.

Sipas të dhënave të insitutit kombëtar të statistikave INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2022 është 8.0 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2.4 për qind.

Ky është një rekord i ri i dy dekadave të fundit dhe është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 1998, periudhë kur vendi ende vuante pasojat që solli në ekonomi kriza e piramidave.

Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke e çuar nga minimum historik prej 0.5 për qind në 1.75 për qind në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1 për qind.

Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Të dhëna të tjera të INSTAT të publikuara dje bënë të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimit, ndërtimit dhe importit shënoi rritje në tremujorin e dytë 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shtrenjtimi i kostove të biznesit transferohet të produktet që ata shesin te konsumatorët fundorë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit