1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk ndalen dridhjet: Një tërmet tjetër godet Detin Adriatik, mediat kroate japin detajet

Më të lexuarat

Rreth orës 9:35 të ditës së sotme është regjistruar edhe një tërmet tjetër me epiqendër në Detin Adriatik.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, një tërmet me magnitudë 4.5 ndodhi 110 kilometra në jug të Splitit dhe 57 kilometra nga Vis.

Siç thuhet më tej, epiqendra u raportua në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ky vlerësohet të jetë tërmeti i radhës në një seri tërmetesh që kanë goditur zonën këto ditë.

Gjegjësisht, këtë mëngjes në 7:51 ndodhi gjithashtu një tërmet në Detin Adriatik, dhe fuqia e tij ishte 3.2 e shkallës Rihter.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 10 km, 100 km në jug të Splitit, 48 km në juglindje të Vis.

Le të kujtojmë se një seri tërmetesh janë regjistruar në Detin Adriatik që nga e shtuna, dridhje të cilat janë ndjier edhe në Dalmaci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit