3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

‘Nuk ka probleme’ me kolegët që agjërojnë

Më të lexuarat

Një shofer i autobusit dhe një mjeke kanë debatuar pretendimin e ministrës së Emigracionit, Inger Støjberg se agjërimi gjatë Ramazanit është një rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Støjberg pjesë në qeverinë e qendrës së djathtë të Danimarkës e cila i takon vijës së ashpër, pyeste se si “respektimi i një shtylle 1,400 vjeçare të Islamit” a ishte në përputhje me tregjet moderne të punës.

“Dua t’u bëj thirrje myslimanëve të largohen nga puna gjatë muajit të Ramazanit për të shmangur pasojat negative për pjesën tjetër të shoqërisë daneze”, shkroi Støjberg në kolumnen e saj për tabloidin BT.

Ajo gjithashtu tha se kishte frikë se agjërimi mund të ndikonte në ‘sigurinë dhe produktivitetin’, duke i dhënë shembull shoferëve të autobusëve të cilët ‘as nuk kanë pirë, as nuk hanë më shumë se 10 orë’.

“Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha ajo.

Shoferi i autobusit dhe trenit Arriva, tha të hënën se nuk kishte asnjë arsye për pasagjerët të shqetësoheshin për të marrë një udhëtim me një shofer që agjëron.

“Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem apo aksidentet lidhur me shoferët që agjërojnë”, tha drejtori i komunikimit i kompanisë Pia, Hammershoy Splittorff për gazetën Jyllands-Posten.

Rreth një e treta e 3,500 shoferëve të autobusëve të kompanisë në Danimarkë kanë një prejardhje etnike jo-daneze, raporton Jyllands-Posten. Është e paqartë se sa prej tyre janë praktikues myslimanë.

“Disa shoferë që duan të shkëmbejnë oraret e ditës me kolegët e tyre gjatë Ramazanit e bëjnë këtë me iniciativën e tyre”, i tha Splittorff gazetës, duke shtuar se “shoferët myslimanë zakonisht i mbulojnë kolegët e tyre danezë gjatë periudhës së Krishtlindjes”.

“Ne nuk do të përpiqemi për të zgjidhur një problem që nuk është ekizstent. Dhe ne, siç thashë, ne nuk kemi parë ndonjë problem praktik gjatë periudhës së Ramazanit”, shtoi ajo.

Zëdhënësi i Arriva nuk kishte ndonjë pikëpamje politike në lidhje me komentet e Stojjbergut.

“Ne nuk po marrim një qëndrim politik për këtë. Por ne mund të konfirmojmë nga ana jonë e tabelës se gjithçka po funksionon mirë dhe shkëlqyeshëm”, tha ajo.

Doktoresha Abir Al-Kalemji, e cila punon në departamentin e shëndetit në spitalin e Odense, refuzoi gjithashtu sugjerimin se agjërimi i Ramazanit ishte një shqetësim i sigurisë në vendin e punës.

“Në një dekadë e gjysmë si mjek, kurrë nuk kam parë që kolegët që agjërojnë të bëhen më pak të dobishëm”, shkroi Al-Kalemji në Twitter.

“Nga ana tjetër, disa kolegë danezë kanë rënë sentimenatlisht poshtë për shkak të stresit dhe kanë shkuar në shtëpi me lot për shkak të kushteve të këqija të punës. Kemi ministra për të zgjidhur problemet aktuale, jo për t’i shpikur ato”, shtoi ajo.

“Për më tepër, nuk lejohet të agjërojë nëse nuk u lejon shëndeti juaj dhe situata e punës. Duhet të jetë e arsyeshme dhe brenda arsyes për të agjëruar, jo me çdo kusht”, vazhdoi mjekja daneze.

Al-Kalemji gjithashtu tha se Stojjbergu duhet të jetë i detyruar të paraqesë ‘prova shkencore’ përpara se të kërkojë që muslimanët në Danimarkë të bëjnë diçka që ‘i privon ata nga e drejta për të praktikuar fenë e tyre dhe në këtë mënyrë lirinë e tyre fetare’.

“Nëse ministrja do të ishte vërtet e interesuar të shpjegonte implikimet e Ramazanit për shëndetin dhe sigurinë për individë dhe shoqëri, ajo do të përfshinte nuancat e çështjes në formulimin e saj të problemit, në vend që të vendoseshin për pohime pa dokumentuara”, shkruante ajo në revistën politike Ræson.

Në një koment të shkruar për The Local, Al-Kalemji sqaroi më tej se vetëm njerëzit e shëndoshë lejohen të agjërojnë.

“Kjo nuk duhet të ndikojë në aftësinë e tyre të punës. Gratë shtatzëna, fëmijët, pacientët, ata me diabet etj duhet të hanë, të pijnë dhe të marrin ilaçet e tyre. Përndryshe ajo është krejtësisht e papërgjegjshme dhe e papranueshme”, shkroi ajo. /30Ditët/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit