3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Nuk ka negociata derisa Kosova nuk e heq taksën

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç janë takuar sot me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe (qeverisja e kishës) për çështjen e Kosovës dhe platformën e miratuar nga Prishtina.

Patriarku Irinej tha se takime të tilla në situatën aktuale janë shumë të nevojshme dhe duhet të kërkojë zgjidhje për problemet.

Ai tha se është e rëndësishme që shteti dhe kisha kanë të njëjtin mendim në lidhje me problemin dhe të njëjtin mendim rreth asaj se si t’i përgjigjen problemit, për situatën siç është tani rreth Kosovës.

Vuçiç tha se Patriarkut ia kanë paraqitur tekstin e platformës së Prishtinës duke i treguar se sa rrezik ajo bart me vete dhe në çfarë situata ndodhet Serbia.

Ai vlerësoi se platforma e Prishtinës është një tregues “se si disa njerëz duan të shkaktojnë kriza dhe jo zgjidhjen e problemit”.

Vuçiç tha se nuk pret ndonjë reagim të bashkësisë ndërkombëtare, sepse i ka lutur që platforma të mos miratohet, sepse ajo është “një fyerje për mendjen e shëndoshë”.

“Gjithmonë jemi të gatshëm për bisedime, por këto bisedime duhet të jenë me ata që duan bisedime”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se mund të bisedohet vetëm pas heqjes së taksës.

Vuçiç përfundoi duke deklaruar se do ta informojë patriarkun për hapat e ardhshëm dhe se gjithmonë është i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe./aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit