5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nuk janë njësoj – Të rënët tanë janë në xhenet e tuajt në zjarr!

Më të lexuarat

NUK JANË NJËSOJ

Në betejën e Uhudit, pas çasteve të vështira që përjetuan besimtarët, i dërguari i Allahut sallahu alejhi ue sellem arriti ta bashkonte sërisht ushtrinë dhe të pozicionohej mbi rrëzën e Uhudit. Komandanti i politeistëve Ebu Sufjani, i entuziazmuar nga revanshi, iu drejtua myslimanëve: A është në mesin tuaj Muhamedi? A është në mesin tuaj i biri i Ebu Kuhafes (Ebu Bekri)? A është në mesin tuaj i biri i Hatabit?

  • Mos i ktheni përgjigje! – u thoshte i dërguari i Allahut sallahu alejhi ue sellem myslimanëve pas çdo thirrje të Ebu Sufjanit. Fundja le të kënaqej pak me iluzionin e fitores.
  • Lartësojeni Hubelin! Lartësojeni Hubelin! – thirri me sa forcë kishte për idhullin më të madh të kureshëve.
  • A nuk po i përgjigjeni?! – iu drejtua profeti myslimanëve, atëherë kur çështja u lidh me besimin dhe Allahun. Thuajini: Allahu është më i lartë dhe më i madhërishëm!
  • Ne kemi Uzanë, e ju s’keni! – ua ktheu Ebu Sufjani.
  • Allahu është mbrojtësi ynë e ju mbrojtës s’keni! – ia kthyen muslimanët.
  • Betejë me betejë dhe lufta është e barabartë. – u tha Ebu Sufjani duke nënkuptuar betejën e Bedrit dhe atë të Uhudit.
  • Nuk janë njësoj, – u përgjigjën muslimanët sipas porosisë së profetit. Të rënët tanë janë në xhenet e tuajt në zjarr.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit