Një person ka aktivizuar bombë të improvizuar para ambasadës amerikane në Pekin, duke e plagosur vetëm veten. Departamenti i drejtorisë policore në Pekin lëshoi një njoftim në të cilën të dyshuarin e identifikoi si Jiang (26) me vendlindje në qytetin Tongliao në rajonin kinez Mongolia e Brendshme. Jiang ka plagosur dorën gjatë shpërthimit të pajisjes, e cila është bërë nga përzierja piroteknike dhe u detonua rreth orës një pasdite, njoftoi policia.
Por ky lajm do të ishte tjetër, sikur një MUSLIMAN të kishte aktivizuar bombën. Me qindra teori konsipiracioni do të bëheshin dhe mbi të gjitha do të shpallej sulmesi terrorist dhe akti i tij do të ishte një akt terrorist.
Por kur sulmuesi nuk është musliman, atëherë janë motive që nuk dihen, janë motive çmenduri apo edhe të meta mendore. Ky lajm është publikuar në mediat shqiptare po ashtu në heshtje, në qoshe dhe aspak nuk kanë marrë vëmendje. Kanë qenë në pritje, të dal ndonjë musliman por fatëmirësisht jo. Standarti i dyfishtë, me të vërtetë po ngulfat median edhe më shumë./KohaIslame.com/