30.7 C
Pristina
Monday, July 8, 2024

Nuk ia vlen të të përvetësojnë problemet e dynjasë!

Më të lexuarat

Një njeri që e kishin munduar shumë disa probleme dynjaje, i shkon një të urti e i ankohet për to.
I urti i thotë që do t’ia shtrojë veç dy pyetje:
Kur erdhe në këtë botë, a erdhe bashkë me ato probleme, dhe kur do ta lësh dynjanë, a do t’i marrësh me vete?
I brengosuri, ndaj të dy rasteve përgjigjet natyrisht që ‘jo’.
Atëherë,- ia kthen i urti,- meqë as paske ardhur me to, as i marrke me vete, nuk ia vlen, pra, të të mundojnë kaq shumë, por bëhu i durueshëm ndaj sprovave të dynjasë dhe vështrimi yt drejt qiellit le të jetë më i gjatë se drejt tokës, vetëm kështu arrin synimin !

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit