Allahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj, o Muhamed, nuk janë njësoj çdo e keqe (e neveritshme nga njerëzit, besimet, punët, sendet, ushqimet etj.), me të mirën (nga njerëzit, besimet, punët, ushqimet, etj) megjithëse e keqja e shumtë mund ta marrë mendjen…” El Maide, 100.
Ky ajet madhështor bën dallimin midis së mirës dhe të keqes, qofshin ata njerëz, besime, pune, ushqime etj. Ata nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, edhe pse e keqja e shumtë mund të na habisë, por ajo nuk barazohet me grimcën e një të mire.
Nuk krahasohet besimi me kufrin, bindja me kundërshtimin,vepra e mirë me te keqen, hallalli me haramin, besimtari me afetarin, drita me errësirën. Allahu dëshmon qartë se nuk mund të ketë barazi midis atyre që përmendëm. Në këtë ajet nuk është për qëllim vetëm lajmërimi dhe krahasimi, por nxitje për vepra të mira nga fjalët dhe veprat të cilat Allahu i do dhe shpërblen për to pa masë.
Po ashtu, Allahu këshillon besimtarët të mos t’i habis e keqja e madhe dhe joshja e tyre në rrugë të ndryshme, sepse sado që ajo të jetë e përhapur, tek njerëzit ajo ngel prapë e keqe edhe pse ju duket joshëse, tërheqëse, kështu që mos bini viktimë e epshit tuaj. Sa rrugë e dyer i ka vepra e keqe sot, nuk ka fund, mjafton t’i nënshtrohesh pasionit dhe dëshirave të tua dhe oil të jenë të barabarta këto dy gjëra edhe pse njerëzit gjejnë arsyetime të kota për të ligjëruar veprat e tyre. Prandaj garo se te mira siç thotë Allahu në Kuran:
“Ato që ngelen janë veprat e mira te Zoti Yt nuk do të shuhen dhe themel shprese.”
Referenca: “50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”
Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka