4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Nuk është në Myamar – Spanjë, në festivalin “La Tomatina” 22 mijë njerëz luftë me 160 ton domate

Më të lexuarat

Në festivalin “La Tomatina” në Spanjë 22 mijë persona i hodhën njëri-tjetrit 160 ton domate, që u organizua për herë të 72-të në qytezën Bunol të qytetit Valencia

BUNOL (AA) – Në festivalin “La Tomatina” në Spanjë 22 mijë persona i hodhën njëri-tjetrit 160 ton domate, që u organizua për herë të 72-të në qytezën Bunol të qytetit Valencia, e cila ndodhet në pjesën lindore të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Komuna Bunol, thuhet se njerëzit të cilët mbushën rrugët e ndara për këtë festival në qendër të qytezës Bunol gjatë një ore u argëtuan me 160 ton domate të derdhura nga 6 kamionët e mbushura me domate enkas për këtë festival.

Pjesëmarrësit e këtij festivali të cilët kishin veshur rroba të thjeshta dhe në sy kishin vënë syze deti për t’i mbrojtur sytë, ishin të detyruar t’i përmbahen disa rregullave si ‘nuk ka hyrje me shishe qelqi në zonën e festivalit, nuk mund të shqyhen bluzat dhe të gjuhen, nuk duhet të veprohet në kundërshtim me moralin e përgjithshëm dhe duhet të gjuhet domatja pasi që është shtrydhur me dorë”.

Pasi që përfundoi “lufta e domates” rrugët ishin të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ndërsa edhe lumi i cili kalon në qendër të qytezës ishte ngjyrosur me të kuqe.

Në këtë festival morën pjesë 22 mijë njerëz. Gjatë aktivitetit ishin të gatshëm 740 zyrtarë të sigurimit, shëndetësor dhe të mbrojtjes civile.

Festivali këtë vit shënon 72 vjetorin 

Gjithashtu u bë e ditur se viteve të fundit është rritur pjesëmarrja e të huajve në festivalin “La Tomatina”, e cila organizohet të mërkurën e fundit të muajit gusht çdo vit, që nga viti 1945.

Të huajt këtë vit përbëjnë 65 përqindëshin e pjesëmarrësve. Përveç nga shtetet evropiane ka patur pjesëmarrës edhe nga SHBA-të, Japonia, Australia, Brazili, Kolumbia, Argjentina dhe Koreja e Veriut.

Njëri nga organizatorët e festivalit, Rafael Perez, tha se janë bërë disa ndryshime për të mbrojtur diversitetin dhe sigurinë” në festivalin “La Tomatina”, i cili është shpallur “Aset Ndërkombëtar Turistik” në vitin 2002 në Spanjë.

“Kemi hasur në probleme serioze gjatë viteve 2005-2012, sepse kishim afro 50 mijë pjesëmarrës. Kjo situatë, pengonte edhe qytetarët e Bunol-it. Prandaj, kemi kufizuar numrin e pjesëmarrësve”, tha Perez.

Në pesë vitet e fundit hyrja në “La Tomatina” bëhet me pagesë, kurse kontributi ekonomik i festivalit në qytezën Bunol më 9.500 banorë është 300 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit