-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk është e tmerrshme të gabosh, as për ju as për fëmijët

Më të lexuarat

Fëmijët që e dinë se gabimet dhe mossukseset janë pjesë përbërëse e procesit të mësimit, më mirë përparojnë në shkollë.

Prindërit tepër ambicioz, të cilët nga fëmijët kërkojnë që gjithmonë të arrijnë rezultate më të mira në të gjitha fushat e jetës, me qasjen e tyre të ngurtë ndoshta i groposin gjasat e fëmijëve për sukseset e ardhshme.
Fëmijët të cilët janë të edukuar në atë mënyrë që “mossuksesi nuk është opsion” dhe secili rezultat i keq duket më pak i vlefshëm, më vonë do të frikohen që të provohen në diçka, apo që të mundohen që vetë ta zgjidhin ndonjë problem, nëse nuk janë të sigurt në përfundimin e suksesshëm.
“Jemi fokusuar në mendimin e mbështetur gjerësisht që na bind se mossuksesi është i njëjtë me inferioritetin intelektual, thotë studiuesi francez Frederik Otin.
Nëse fëmijët janë të ngarkuar me mossukses, ata u frikohen gabimeve, çka e vështirëson të mësuarit. Pranimi i faktit se nganjëherë mund të paraqiten vështirësi, është pjesë e rëndësishme e vetë procesit të mësimit.
Në këtë mënyrë pengohet zhvillimi i modelit të sjelljes, sipas të cilit frika e mossuksesit sjell deri te ndjenja e paaftësisë dhe humbjes së dëshirës për përparim.
Prindërit dhe mësimdhënësit duhet t’i mësojnë fëmijët se është e rëndësishme që t’u interesojë thelbi i përmbajtjes me të cilën merren, kuptimi i temës dhe josuksesin e fëmijës ta masin kryesisht përmes notës.
Të mësuarit kërkon kohë dhe secili hap në këtë proces është i rëndësishëm, posaçërisht në moshë të re, kur fëmijët duhet të përballen me gabime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit