3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Nuk e zhbëni dot gjakun e çamëve”/ Artan Hoxha, i ‘përvishet’ Dules

Më të lexuarat

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ – Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” me moderator Arian Çanin dhe të ftuar si panelist në studio, teologun Arian Curri. I ftuar në studio, Dule u pyet lidhur me minioritetin grek në Shqipëri, i cili sipas tij ishte i diskriminuar. Ndërkohë që për nder të tij, moderator Çani vendoste herë pas here në sfond edhe një këngë greke, për të “respektuar” të ftuarin e tij.

Pikërisht emisioni i djeshëm ka shqetësuar edhe gazetarin investigative, Artan Hoxha, i cili i ka shpehur kritikat e tij në rrjetet sociale. Në statusin e tij në Facebook, Hoxha shkruan më shifra edhe njëherë të gjithë shqiptarët çamë që u larguan forcërisht nga shtëpitë e tyre dhe ata që u vranë nga grekët duke e krahasuar me dhunën që Dule pretendon se ushtrohet në Shqipëri ndaj minoritetit grek.

Gjithashtu më tej, Hoxha ka kujtuar edhe kohën kur kishte shkuar në Greqi si shumë shqiptarë të tjerë për të emigruar, duke theksuar se e kishte provuar vetë se çdo të thoshte që të të shkelnin me këmbë të drejtat dhe liritë. Gazetari nuk harroi pa përmendur se në këmbim të një pune, grekët i kërkonin me ngulm që të ndryshonin emrin dhe besimin fetar, por nuk përjashton as faktin që ka pasur grekë që e kanë ndihmuar, ashtu si ish-punëdhënësit e tij me të cilët tregon se ruan ende kontakte.

Në fund, ai shkruan se nëse një shqiptar do të guxonte të kishte të njëjtat pretendime si Dule në një televizion grek, fundi do të ishte me pasoja të rënda për të.

“O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot. Nuk e zhbëni dot historinë, e vaditur fund e krye me gjakun e mijëra e mijëra shqiptarëve çamë. Atë histori që oshetin, me dhimbjet, lotët, eksodin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, nga trojet shekullore në jugun e Shqipërise natyrale, apo në Epir, si ta doni. Qirje Vangjeli, nëse një shtetas grek me kombësi shqiptare, do të kishte bërë në nëse televizion kombëtar grek, këtë që bërë ti në televizionin më të madh kombëtar shqiptar, jo vetëm që do ta kishin përzënë prej leckash, por do t’i kishin vënë flakën studios së emisionit. Nëse një shqiptar do të guxojë të bëjë në Greqi, të njëjtën gjë, që bëjnë shpesh në Republikën e Shqipërisë, minoritarët, apo shqiptarët greqisht-folës, për një pension mujor prej 300 eurosh, …fundi do të ishte tragjik,”-shkruan ndër të tjera Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Mbani frymen njerez….

Çani: Kjo vjen nga greqishtja e vjeter, apo nga greqishtja e re?! Curri: O Çani, ti je me grek se une!!! …dhe perballe Vangjelis Dules, qe i shkelqen fytyra nga lumturia…

Me tej, Vangjeli, qe e pershkruan situaten ne Dropull dhe ne Himare, nen “presionin” e policise dhe antiterrorit, si situata ne Rripin e Gazes, ne Palestine.

Ke te drejte zoti Dule, sepse per nje spurdhjak greqisht-foles nga Xarra, qe djeg fshehurazi ne nje vrime, flamurin kombetar dhe e filmon per ta shperndare ne internet, kjo polici, arreston 20 shqiptare qe protestonin paqesisht, para konsullates greke, sepse u kishin perdhosur simbolet kombetare. E paneli, qe mbetet i mahnitur nga “denoncimet” e Dules, qe flet ne nje tv kombetar shqiptar, sikur eshte perfaqesues politik i neofashisteve te Agimit te Arte, qe tashme po u vene drune edhe ne Greqi. Dhe pastaj mendon per nje çast, ore kush i ka bere masa krat dhe genocidin etnik mbi popullsine civile?!

Kush i ka shperngulur, dhjetera mijera civile pertej kufijeve shteterore?! Kush ua ka grabitur pronat dhe djegur fshatra e qytete te tera?! Ore, viktimat jane greke minoritare te sjelle si argate nga osmanet ne trojet shqiptare, apo jane shqiptare, çamet e masakruar, e shperngulur nga trojet e tyre shekullore, tashme te perfshira brenda territorit te Republikes Greke?!

Vetem ne vitet 1944-1945, ne fshatrat çame, jane v rare gjithsej 2771 civile shqiptare.
Konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat, 1286 civile te v rare, ne Igumenice dhe rrethinat, 192 civile te vr are, ne Paramithi dhe rrethinat, 673 civile te vr are, ne Parge, 620 civile te v rare.

Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 çame, te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot. Nuk e zhbeni dot historine, e vaditur fund e krye me gjakun e mijera e mijera shqiptareve çame. Ate histori qe oshetin, me dhimbjet, lotet, eksodin e dhjetera mijera shqiptareve, nga trojet shekullore ne jugun e Shqiperise natyrale, apo ne Epir, si ta doni. Per me teper, degjon Dulen, te perdorur vazhdimisht nga qarqet me ultranacionaliste greke, te qahet, se shqiptaret jane “perdorur” nga Turqia, per te penguar marreveshjen e delimitimit te kufijeve detare, ne hapesiren ujore shqiptaro-greke.

Nese ka ndonje gje te hajrit, qe e kane bere shqiptaret, dhe sidomos drejtesia shqiptare ne keto 30 vite, eshte pikerisht vendimi i Gjykates Kushtetuese, qe rrezoi marreveshjen e delimitimit te kufijeve detare, ku Republika e Shqiperise, humbte haptazi ne favor te Greqise, afro 350 km katrore te territorit detar te saj.

Dhe ne fund, qirje Vangjeli, ishte i shqetesuar pse Policia e Shtetit, kishte nisur hetimin ne lidhje me disa elemente ekstremiste, neofashiste greke dhe antishqiptare te terbuar.
Pra, pse policia po heton per shtetas shqiptare, greqisht-foles, qe kane djegur e perdhosur flamurin kombetar dhe simbolet shteterore te Republikes se Shqiperise. Qe kane kryer veprimtari kriminale ne dem te interesave kombetare dhe shteterore te Shqiperise. Pastaj paneli i emisionit, nen tingujt dehes te kengetarit te njohur grek, Andonis Remos, i ka kerkuar Vangjelit, qe te ngreje zerin ne BE, kunder Republikes se Shqiperise dhe shqiptareve, sepse ata po shkelin dhe dhunojne te drejtat e minoritetit grek. Qirje Vangjeli, nese nje shtetas grek me kombesi shqiptare, do te kishte bere ne nje televizion kombetar grek, kete qe bere ti ne televizionin me te madh kombetar shqiptar, jo vetem qe do ta kishin perzene prej leckash, por do ti kishin vene flaken studios se emisionit.

Por meqe jemi ne Shqiperi, ne ate vendin, qe ti ankohesh se te shkelin te drejtat dhe lirite themelore, ti ben çfare te do kokrra e qejfit, ne fashen orare televizive me te ndjekur dhe nuk te hyn gjemb ne kembe. Si emigrant, per disa vite ne Greqi, ne fillimin e viteve ‘90-te, e kam provuar mbi kurriz, çfare do te thote, te te shkelin lirite dhe te drejtat me minimale njerezore, policia dhe ushtria greke. Se si, na kerkonin me insistim, qe ne kembim te nje pune per te mbajtur frymen gjalle, te nderronim emrin, mundesisht dhe besimin fetar. Por edhe pse isha nje adoleshent, qe kisha kaluar kufirin duke marrshuar per dite te tera me kembe, maleve te Greqise, nuk i kam harruar kurre greket, qe me strehuan dhe me moren ne pune. Ende vazhdoj te ruaj miqesine, me ustain tim, Vasilin, gruan e tij, Nikoleta, femijet e tyre, dhe i vizitoj e interesohem per ta, sa here me jepet mundesia.

Akoma vazhdoj te degjoj, kur jam i ngeshem, kenge fantastike nga Dhimitris Mitropanos apo Vasilis Karras. Shikoj sa here me jepet mundesia, derbin e Athines, Olimpiakos-Panathinaikos, apo derbin e Greqise, PAOK-Olympiakos. Kam qene ne dhjetera koncerte me kengetare greke. Njoh me mijera shqiptare, qe degjojne, kendojne apo kercejne muzike greke. Por nuk njoh asnje grek, qe degjon, e jo me te kendoje muzike shqiptare.

Sinqerisht, nuk me shqeteson fare fakti, qe reklamoni kulturen dhe historine greke, jo ate shqiptare. Qe admironi dhe shijoni, muziken greke, para asaj shqiptare. Qe keni zgjedhur te jeni greke dhe te ndiheni te tille, edhe pse keni lindur ne Shqiperi dhe flisni shqip.

Qe akuzoni qeverite dhe politiken shqiptare, si te shitur te Turqia, kur ne e dime shume mire, se me pare jane shitur dhe i ka blere, Greqia. Kjo eshte zgjedhja juaj dhe keni gjithe te drejten e zotit, te beni kete zgjedhje.

Por mos i akuzoni dhe fajësoni, Shqiperine dhe shqiptaret, per ate qe nuk e kane. Nese nje shqiptar do te guxoj te bej ne Greqi, te njejten gje, qe bejne shpesh ne Republiken e Shqiperise, minoritaret, apo shqiptaret greqisht-foles, per nje pension mujor prej 300 eurosh, …fundi do te ishte tragjik. Prandaj, ndersa degjoja tek flisje shqip, ne mendje nga greqishtja, me erdhen vetem keto fjale; “Ο Θεός να μας σώσει, κυρίως Vangjelis” (Zoti na ruajt, zoti Vangjeli)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit