2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nuk do të jenë në listën e LVV-së, Eman Rrahmani e Visar Korenica sot zyrtarizojnë aderimin në koalicionin AKR-PD

Më të lexuarat

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do ta gjejnë deputetin Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrahmani dhe Korenica kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me grupin parlamentar të LVV-së.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim, etj.

Ndryshe, Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për sot në ora 11:00.

“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit