9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NUK DO TË FLAS ME DAÇIQIN

Më të lexuarat

Këtë javë në Beograd shkojnë zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit, ndihmëssekretari amerikan i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philp Reeker, njofton B92.

Reeker arrin sot dhe ai takohet me mandatarin e qeverisë serbe Ivica Daçiq.

B92 njofton se gjatë javës së shkuar Daçiq ishte përpjekur të kontaktonte me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton por nuk ia kishte dalë.

Nga Departamenti i Shtetit i kishin thënë se së pari Daçiq duhet të takohet me zyrtarë që do të shkojnë në Beograd.

SHBA nuk e shikojnë me sy të mirë propozimin që kryeministër të jetë Ivica Daçiq pas vizitës së tij në Rusi. Dyshim tjetër te SHBA te Daçiqi janë edhe “mosmarrëveshjet” rreth deklaratave të Daçiqit për Vidovdanin për kthimin ushtrisë serbe në Kosovë e sidomos betimi i xhandarëve serbe në Kosovën./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit