E përditshmja serbe “Novosti” shkruan se Britania ka qëndrim të kundërt me shtete të tjera të mëdha në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe në Kosovë.
Britania e Madhe në takimin e fundit të shteteve të Kuintit ka parandaluar krijimin e konkludimit të ashpër për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.
Edhe pse kanë shfaqur kundërshtimin në tre muajt e shkuar, me pak ose shumë vendosmëri, nga anëtarë të BE-së, SHBA-të, Londra sërish ka dhënë një qëndrim të kundërt me interesat e Beogradit, shton gazeta, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, amerikanët, francezët dhe italianët kanë qenë në favor të formalizimit e cila do t’ua bënte të qartë liderëve nga Prishtina për pasojat që mund t’i pësojnë nëse nuk e heqin vendimin për taksë ndaj mallrave serbe.
Por, kundër kësaj u shfaq përfaqësuesi britanik, i cili ka kërkuar zbutje të qëndrimit në mënyrë që të arrihet një pajtim.
“Novosti” shkruan se Britania nuk dëshiron forcimin e shteteve të rajonit të Ballkanit sepse konsideron se armët e Serbisë janë në duar të Rusisë dhe derisa vazhdon të ketë këtë qëndrim, nuk mund të arrihet avancim në dialog.
E përditshmja serbe po ashtu shkruan se Britania në gusht të vitit 2018 kishte parandaluar zhvillimin e seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB dedikuar Kosovës si dhe i kishte dëruar notë protestë Surinameve pas tërheqjes së njohjes së Kosovës.