1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Norvegji, iniciativë për pengimin e ezanit

Më të lexuarat

Partia e koalicionit trepalësh qeveritar në Norvegji, Partia e Progresit (Fremskrittspartiet- FrP), e cila njihet për retorikën raciste, ka kërkuar që ezani që thirret brenda xhamive të mos dëgjohet jashtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i partisë përgjegjës për Politikat rreth Migrantëve, Jon Helgheim, në një deklaratë për shtypin e Norvegjisë ka thënë se propozimet për pengimin e dëgjimit të ezanit jashtë xhamive do të diskutohen në kongresin e partisë që do të mbahet në fundjavë.

“Nuk më bëhet vonë se çfarë thonë ligjet për të drejtat e njeriut në këtë drejtim. Ajo që është me rëndësi për mua është që personat që banojnë afër xhamive të jetojnë në paqe dhe qetësi dhe të mos shqetësohen nga ezani. Nuk më interesojnë rregullat kundër ndalimit të ezanit në konventat e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Helgheim.

Ndryshe, ezani në xhamitë në Norvegji nuk thirret nga minaret, ndërsa zëri gjatë thirrjes brenda xhamive me altoparlantë mund të dëgjohet edhe jashtë.

Pengimi i ezanit është aktualizuar edhe në të kaluarën nga ana e Partisë së Progresit. Atëbotë, Ministria e Drejtësisë e Norvegjisë kishte deklaruar se ezani bën pjesë në kuadër të lirisë fetare dhe pengimi i tij është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit