4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nokia padit HTC, ViewSonic dhe RiM

Më të lexuarat

Pasi që për një kohë të gjatë kanë vrojtuar prej anash “gjakderdhjen” lidhur me patentat për teknologji mobile, Nokia ka vendosur pra që edhe vetë të përfshihet, dhe ka ngritur padi kundër RiM, HTC dhe ViewSonic, për shkak të shkeljes së patentave në SHBA dhe Gjermani. Gjiganti finlandez pohon që këto kompani shkelin 45 patenta të ashtuquajtur standard-essential të kësaj kompanie, duke theksuar që patentat e veta FRAND ia licencojnë 40 kompanive të tjera.

Pasi që Nokia ka një portfolio të gjerë të patentave mobile, është e çuditshme që kjo nuk ka ndodhur edhe më herë, posaçërisht kur kihet parasysh humbja e pozitës së parë në shitjen e telefonave mobilë të cilën tani e mban Samsung, si dhe humbjeve të mëdha të paraqitura në çerekun e fundit.

Sa për ilustrim po e bashkëngjesim edhe “hartën e luftës” së padive lidhur me patentat mobile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit