16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Serbët e Kosovës votuan Nikolicin

Më të lexuarat

Serbët kosovarë me dyshtetësi që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, e kanë ‘ndëshkuar’ ish-presidentin serb, Boris Tadic, duke ua dhënë voten partive opozitare

Kandidati për president të Serbisë, Tadic, është radhitur i katërti në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë, me 18.97 për qind të votave të serbëve që kanë votuar. Po ashtu, në vend të katërt është radhitur edhe partia e tij, Partia Demokratike, me 17.41 për qind të votave.

Për serbët e Kosovës më i preferuar për president të Serbisë ka qenë Tomislav Nikolic, i dyti Vojislav Kostunica dhe përpara Tadicit, i treti, është radhitur Ivica Dacic.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare, partia më e preferuar e serbëve të Kosovës, është Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e cila tani udhëhiqet nga Ivica Dacic. Pas socialistëve, është radhitur partia e Nikolicit, e pasuar nga partia e ish-kryeministrit serb, Kostunica.

Kjo tregon se emancipimi politik u serbëve të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e 90-ta, pasi 20.43 për qind e votuesve votuan partinë që dikur udhëhiqej nga personi që ushtroi gjenocid në ish-Jugosllavi, Slobodan Milosevic, i cili vdiq në burgun e Hagës derisa po gjykohej për krime lufte.

Misioni i OSBE në Kosovë ka raportuar një ditë më parë se pjesëmarrja në votime ishte 32.17 për qind. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit