7.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Nobeli për Paqe: nga kush është propozuar Erdogan dhe pse?

Më të lexuarat

Çmimi me propozimet më të mëdha: lista, sekret për 50 vjet

Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e deri te presidenti ukrainas, një numër i mirë kandidatësh për Çmimin Nobel të Paqes 2023 janë shënuar nga lufta në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se ata janë favoritët.

Në mesin e njerëzve dhe organizatave të propozuara në komitetin e Nobel-it, disa persona emrat e të cilëve dihen janë të lidhur me konfliktin në Ukrainë, i cili po vazhdon prej gati një viti, ose me rezistencën ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Lista e kandidatëve është mbajtur sekret për të paktën 50 vjet. Por mijëra propozues mund të zbulojnë lirisht emrin e kandidatit të tyre. Fituesi i çmimit 2023 do të shpallet në fillim të tetorit. Me qindra emra propozohen çdo vit. Vitin e kaluar ishin 343 të tillë.

Propozimet për Zelensky-n dhe Erdogan

Një ligjvënës populist norvegjez i krahut të djathtë tha se do të emëronte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është bërë simbol i rezistencës ndaj pushtimit rus të nisur më 24 shkurt 2022.

I njëjti përfaqësues propozoi edhe bashkatdhetarin e tij Jens Stoltenberg, i cili, sipas tij, “meriton një çmim për punën e duhur si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në një periudhë të vështirë për Aleancën: ofensiva mizore dhe të paprovokuara kundër një fqinji paqësor”.

Në lojë janë gjithashtu presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u emërua nga presidenti i Senatit pakistanez për shkak të përpjekjeve të tij për paqen “para dhe gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”.

Kandidatët kundërshtarë të regjimit të Putinit

Kundërshtarët e regjimit të Putinit si Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, i cili është në burg pasi ishte viktimë e një tentative helmimi, dhe gazetari Vladimir Kara-Murza, i cili është gjithashtu në burg pasi i mbijetoi dy tentativave për helmim, janë gjithashtu kandidatë.

Vitin e kaluar, çmimi shkoi për organizatën joqeveritare ruse Memorial, e cila u shpërbë nga një gjykatë ruse, Qendra e Ukrainës për Liritë Civile dhe militanti bjellorus Ales Bialiatsky, i cili gjithashtu është në burg.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg u nominua gjithashtu

Në vitin 2021, çmimi u nda nga gazetari rus Dmitry Muratov, kryeredaktor i Nova Gazeta dhe gazetarja filipinase Maria Ressa.

Përfaqësuesja norvegjeze e të Gjelbërve Lan Marie Berg tha se ka nominuar dy aktiviste të klimës, 20-vjeçaren suedeze Greta Thunberg, emri i së cilës përmendet prej vitesh dhe 27-vjeçaren ugande Vanessa Nakate. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit