4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Nobel-i, radhën e ka Fizika: kush dhe për çfarë?

Më të lexuarat

Një dyshe fituese, siç një ditë më parë te Mjekësia

Shkencëtarët John Hopfield dhe Geoffrey Hinton kanë fituar çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2024 për zbulimet dhe shpikjet e tyre që mundësojnë mësimin e makinerive brenda rrjeteve nervore artificiale, njoftoi të martën organi i çmimit.

“Dy nga fituesit e këtij viti të çmimit Nobel në Fizikë përdorën mjete nga fizika për të zhvilluar metoda që janë themeli i mësimit të fuqishëm të makinerive të sotme”, thuhet në deklaratë. “Mësimi makinerik i bazuar në rrjetet nervore artificiale aktualisht po revolucionarizon shkencën, inxhinierinë dhe jetën e përditshme”.

Çmimi Nobel i vitit të kaluar në Fizikë iu dha Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier “për metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite attosekondë për të studiuar dinamikën e elektroneve në materie”.

Nobeli i dytë i dhënë këtë javë

Fizikë është Nobeli i dytë që jepet këtë javë, pasi shkencëtarët amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun fituan çmimin e mjekësisë për zbulimin e tyre të molekulës microARN dhe rolin e saj kyç në të kuptuarit se si organizmat shumëqelizorë rriten dhe jetojnë.

Çmimi Nobel në përgjithësi konsiderohet si çmimi më prestigjioz për fizikantët në botë. Fituesit marrin gjithashtu një shumë monetare prej 11 milionë korona suedeze ose rreth 1.1 milionë dollarë, e cila ndahet mes fituesve nëse ka më shumë. Çmimi për fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit