Qindra persona janë tubuar në ‘Union Square’ në New York City për të protestuar kundër ndalimit të udhëtimit të Presidentit Donald Trump që hyri në fuqi të enjten.
Protestuesit u mblodhën në Union Square Park në orën 17:30 për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë “Trump’s Muslim Ban 3.0”. Organizatorët gjithashtu morën pjesë në një takim të bashkisë myslimane të enjten mbrëma. “Unë besoj se Amerika është një vend i lirisë dhe se ne duhet të pranojmë të gjithë njerëzit”, tha një protestues për mediat lokale./ PT