9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Njohuri themelore rreth Kuranit

Më të lexuarat

Fjala e Allahut, Kurani është e përbërë nga 114 kapituj të cilat quhen sure. Çdo sure përbëhet nga një numër i caktuar versetesh, që quhen ndryshe ajete. Kurani ka gjithsej 6236 ajete. Të gjitha suret janë të ndara në 30 pjesë. Çdo pjesë quhet xhuz’un. Secili xhuz përbëhet nga 20 faqe. Kurani fillon me suren El-Fatiha dhe mbaron me suren En-Nas. Surja më e gjatë e Kuranit është surja El-Bekare, e cila ka 286 ajete, kurse surja më e shkurtër e Kuranit është surja El-Keuther, e cila ka tre ajete. 86 sure janë zbritur në Mekë, të cilat quhen sure mekase. Ndërkohë 28 sure kanë zbritur në Medinë, të cilat quhen sure medinase. Veçori e sureve mekase është se ajetet e tyre janë të shkurtra dhe përmbajnë kryesisht bazat e besimit, thirrjen në teuhid dhe largimin nga shirku.

Gjithashtu ato përmbajnë tregime rreth Profetëve, të argumentuarit nëpërmjet arsyes, vetvetes dhe krijimit të gjithësisë. Ndërsa veçori e sureve medinase është se ajetet e tyre janë të gjata dhe përmbajnë kryesisht legjsilacionin e fesë dhe dispozitat e Sheriatit, duke filluar nga rregullat rreth namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhit, e deri te rregullat e shitblerjes, martesës, divorcit, gjidhënies, trashëgimisë, dënimeve penale, etj. Gjithashtu ato përmbajnë thirrjen e çifutëve dhe kristianëve në Islam, si dhe cilësitë e munafikëve (hipokritëve).

Leximi dhe këndimi i Kuranit është ibadet (adhurim). Rregullat e posaçme për leximin e rregullt të Kuranit quhen Texhvid. Për çdo gërmë, lexuesi meriton dhjetë sevape (shpërblime). Është e pëlqyeshme që Kurani të këndohet me zë të bukur dhe melodik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit