Marrëveshja e dytë
MARRËVESHJA PËR KAMATËN
Allahu Teala e ka bërë kamatën rreptësishtë haram. Sarrafi (Sarraf: personi që punon me ari, argjend dhe para; këmbyes; argjendar; bankier) që bën tregti me argjend dhe ari dhe personi që merret me shitblerjen e mallrave ushqimore duhet posaçërisht të largohen nga kamata, pasi që kamata është e lidhur kryesisht për para dhe artikuj ushqimor.
Sarrafi duhet të ruhet nga kamata që bazohet në veresie (nesi’e) dhe në tepricë (fadl).
Kur flasim për ruajtje nga veresia, le t’i përdorin arin ose argjendin e pastër në shitblerje me produkte të njëjta, vetëm nga dora në dorë, dhe shkëmbimi le të jetë aty ku arrihet marrëveshja. Kështu këmbyesi ruhet nga veresia.
1. Kur malli i dëmtuar (thyer) shkëmbehet për mall në gjendje të rregullt. Kjo lejohet vetëm me kusht që pesha të jetë e njëjtë, nuk ka rëndësi a është malli i dëmtuar (thyer) apo në gjendje të rregullt, e shkëmbimi bëhet ari me arin, argjend me argjend;
2. Kur malli i mirë (24 karatë) shkëmbehet për mall më të dobët (18 karatë). Këtu, dalilimet në peshë nuk kanë vlerë. Malli i mirë (24 karatë) shkëmbehet me të njëjtën peshë me mall të mirë (24 karatë), malli i dobët (18 karatë) shkëmbehet me të njëtën peshë me mall të dobët (18 karatë). Por, nëse shkëmbehet ari me argjend ose argjendi me ari, këtu nuk ka kamatë.
3. Kur prodhimet janë punuar me përzierjen e arit dhe argjendit. Nëse në monedhë nuk dihet përqindja e arit, ajo nuk duhet përdorur, pos nëse është monedhë në qarkullim. Do ta konsiderojmë si lehtësim i lejuar përdorimin e saj, në rast se nuk barazohet me vlerën e lirës prej ari. Njëjtë është edhe me monedhat e argjendit ku gjendet edhe një përqindje e bakrit. Nëse nuk është monedhë në qarkullim në atë krahinë, nuk është mirë të përdoret, sepse konsiderohet si monedhë nga argjendi, e sasia e argjendit nuk është e ditur. Nëse është pra monedhë qarkulluese në atë krahinë, përdorimin e saj gjatë.
Rasti kur sarrafi dorëzon arin në punëtorinë e monedhave e nga ky ar të merr monedha ari,
gjithashtu është haram i llojit të veresies, për shkak se në ato monedha në të shumtën e rasteve ka shtesë, sepse punëtoria nuk e jep sasinë e njëjtë të arit që e merr.
E sa i përket ruajtjes nga teprica (fadl), personi duhet të ruhet në tri raste:
1. Kur malli i dëmtuar (thyer) shkëmbehet për mall në gjendje të rregullt.
Kjo lejohet vetëm me kusht që pesha të jetë e njëjtë, nuk ka rëndësi a është malli i dëmtuar (thyer) apo në gjendje të rregullt, e shkëmbimi bëhet ari me arin, argjend me argjend;
2. Kur malli i mirë (24 karatë) shkëmbehet për mall më të dobët (18 karatë).
Këtu, dalilimet në peshë nuk kanë vlerë. Malli i mirë (24 karatë) shkëmbehet me të njëjtën peshë me mall të mirë (24 karatë), malli i dobët (18 karatë) shkëmbehet me të njëtën peshë me mall të dobët (18 karatë). Por, nëse shkëmbehet ari me argjend ose argjendi me ari, këtu nuk ka kamatë.
3. Kur prodhimet janë punuar me përzierjen e arit dhe argjendit.
Nëse në monedhë nuk dihet përqindja e arit, ajo nuk duhet përdorur, pos nëse është monedhë në qarkullim. Do ta konsiderojmë si lehtësim i lejuar përdorimin e saj, në rast se nuk barazohet me vlerën e lirës prej ari. Njëjtë është edhe me monedhat e argjendit ku gjendet edhe një përqindje e bakrit.
Nëse nuk është monedhë në qarkullim në atë krahinë, nuk është mirë të përdoret, sepse konsiderohet si monedhë nga argjendi, e sasia e argjendit nuk është e ditur. Nëse është pra monedhë qarkulluese në atë krahinë, përdorimin e saj gjatë tregtisë dhe për nevoja të përgjithshme do ta konsiderojmë si lehtësim të lejuar, me atë që asnjëherë nuk vlerësohet njëjtë si monedha nga argjendi i pastër.
Njëjtë është me të gjitha stolitë e punuara me kombinimin e arit dhe argjendit. Nuk i lejohet ta blejë, as si ari e as si argjend, e mund ta blejë si mall tjetër. Megjithatë, nëse masa e arit në atë kombinim është e njohur, sepse prarimi i është bërë ashtu që ari mund të nxjerret me shkrirje, lejohet të blehet, me sasinë e caktuar të argjendit, ose diçka tjetër që nuk është argjend.
Sarrafit nuk i lejohet që me ar të tregtojë qaforen në të cilën ka kombinim të margaritarëve me ar, por ta blejë me argjend, nga dora në dorë, nëse në vet qafore nuk ka argjend. Nuk lejohet që me ar të blehet pëlhurë e qëndisur me ar, edhe nëse ari mund të nxjerret me shkrirje. Lejohet blerja me argjend, ose diçka tjetër.
Kur bëhet fjalë për ata që merren me shitblerjen e ushqimit, ata obligohen që shkëmbimin ta bëjnë në vendin e ngjarjes, pa marrë parasysh se a ka qenë malli që tregtohet i llojit të njëjtë apo i ndryshëm.
Nëse bëhet fjalë për llojin e njëjtë, janë të obliguar që, gjatë shkëmbimit, të kenë kujdes në barazimin e vlerës.
Ekziston tradita që kasapit t’i jepet një dele, e me këtë të merret mish, menjëherë ose më vonë, e që nuk është e lejuar.
Tradita që bukëpjekësit t’i jepet grurë, e me këtë të merr bukë, menjëherë ose më vonë, njëjtë nuk lejohet.
Njëjtë është rasti kur tregtarit të vajit t’i jepet farë, susam ose ullinj, e me këtë të merr vaj, ose bulmetores t’i jepet qumësht, e me këtë të merr djathë, kajmak, mazë ose ndonjë produkt tjetër qumështi.
Një ushqim shkëmbehet me lloj tjetër të ushqimit kurse lloji i njëjtë edhe me para edhe me vlerë të njëjtë. Ngjashëm kësaj, cilindo ushqim që është përpunuar ose është nxjerrë diçka prej saj, nuk lejohet shitblerja as për vlerë të njëjtë, as me sasi shtesë. Për shembull: me grurë – përpunimin e grurit si miell, bukë ose krunde, me rrush – përpunimet e rrushit si reçel dhe uthull ose me hurme – prodhimet prej hurmes, si reçel a uthull, ose edhe me qumësht përpunimet e qumshtit si mazë, hirrë ose djathë.
Pa u vendos ushqimi në hambar dhe pa arritë në vend të tregtimit, as vlera e njëjtë nuk luan rol. Për shembull nuk bëhet shkëmbimi i hurmes së papjekur me hurme të papjekur ose rrushit të gjelbër me rrush të gjelbër; as për sasi të njëjtë, as me sasi të shtuar.
Këto informata mjaftojnë për të njohur shitblerjen. Ato janë paralajmërim për tregtarin që, kur të hetojë arsye për parregullsi, të kërkojë zgjidhje të bazuar në rregulla, për atë që do të mund të ishte e dyshimtë ose e paqartë. Nëse për këtë nuk ka njohuri, ai as nuk do të mendojë për çështjet e dyshimta, e kështu, pa e hetuar ky, kamata e harami do t’i futen në punë.
Njohja e shitblerjes bazuar në rregulla të ruajtjes nga kamata- sipas Imam Gazaliut