1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Njohja e Izraelit, kusht për marrjen e shtetësisë gjermane

Më të lexuarat

Sipas ligjit të ri të shtetësisë gjermane, ju duhet të pranoni të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Nëse jeni duke planifikuar të aplikoni për shtetësinë gjermane, atëherë, bën mirë të përgaditeni edhe për një mori pyetjesh rreth Izraelit!

Dhe, pavarësisht se sa absurde mund të tingëllojë, është plotësisht e vërtetë. Sipas ligjit të ri të shtetësisë gjermane, ju duhet të pranoni të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Praktikisht, çfarë thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal të Gjermanisë është se rëndësia e komunitetit hebre dhe njohja e Izraelit si shtet, është pjesë e parimeve kombëtare të Gjermanisë, dhe se ata duhet të sigurohen që, personat që aplikojnë për shtetësi gjermane, duhet t’u nënshtrohen ketyre “vlerave”.

Pyetje të tilla si, “Kur u krijua shteti i Izraelit?” “Çfarë është shembull i sjelljes antisemitike” apo “Cilat veprime në lidhje me shtetin e Izraelit janë të ndaluara në Gjermani?”, janë pjesë e pyetësorit të ri, i cili pyetsor, në varësi të përgjigjeve, do të përcaktojë fatin tuaj.

Dhe kjo, sepse, nëse aplikantët refuzojnë të deklarohen mbi këto pyetje, procesi i tyre i shtetësisë, do të refuzohet gjithashtu!

Në përpjekje për të korrigjuar të kaluarën e saj tragjike ndaj popullit hebre, Gjermania mbase, është duke mbështetur veprime që ngjajnë me ato që vetë i kundërshton kategorikisht, siç është mbështetja e politikave të një udhëheqësi dhe shteti që kryen gjenocid ndaj popullit palestinez.

Apo, edhe mund të ketë arsye të tjera pas këtij vendimi të Gjermanisë?

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit