Në pyjet ekuatoriale të Afrikës, ekziston një grup i popujve indigjenë të njohur si Pigmei.
Ajo që i karakterizon ata është përgjithësisht është se janë me trup të shkurtër. Gjatësia mesatare e tyre arrin deri 150 cm.
Më shumë se 150,000 prej tyre ende jetojnë në pyjet tropikale të Afrikës.
Jeta e Pigmejve është relativisht e shkurtër, dhe rrallëherë ata jetojnë më gjatë se 50 vjet.
Ata kanë gjuhën e tyre të veçantë, e cila është ndryshe nga gjuha e popujve përreth.
Për shkak të izolimit të tyre të tepërt, historia e tyre është pak e njohur, megjithëse Homeri i përmendi ata në poemën epike Iliada tetë shekuj para epokës së re.
Në përgjithësi, Pigmejët ndjekin besimet tradicionale, por në Kamerun ekziston një fshat i banuar nga myslimanët Pigmei.
Në foto shihet popullata e fshatit Makura, e cila ka rreth 30 njerëz. Fshati ndodhet në një zonë të pyllëzuar pranë qytetit të Yaounde.
Fshati ka dy xhami ku ata mësojnë Kur’an.
Ata pranuan Islamin në vitin 2004, pas vizitës së misionarëve të Katarit.
Fillimisht vetëm tre vetë pranuan Islamin, por pas vizitës së OJQ-ve turke në vitin 2009, edhe pjesa tjetër e fshatit u bënë myslimanë. /tesheshi.com/