2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njihuni me këshilltaren e parë me hixhab në Sidnej, Australi

Më të lexuarat

Më parë këtë javë, një grua libaneze-australiane me hixhab u bë këshilltarja e parë muslimane e mbuluar në Australi.

Të shtunën, Nadia Saleh dhe tre persona të tjerë muslimanë fituan një vend në këshillin më të madh të qytetit të Australisë në aspektin e popullsisë, Canterbury-Bankstown, Sidnej.

Saleh, e cila tani konsiderohet këshilltarja e parë muslimane, u zgjodh së bashku me Mohammed Huda dhe Mohammed Zaman, njëri me origjinë nga Bangladeshi dhe tjetri një libanezo-australian, Bilal al Hayek.

Kjo grua e suksesshme më parë kishte shërbyer si CEO në Qendrën e Komunitetit të Riverwood për 18 vjet.

Qendra është e specializuar në ofrimin e shërbimeve familjare në qytetin që ka 500,000 banorë.

Bashkëshorti i saj, Khider Saleh i cili ishte nënkryetar i Bankstown në tre mandate të njëpasnjëshme për 13 vjet, e përshkroi fitoren e saj si një “arritje shumë të rëndësishme”, për shkak se vjen në një kohë të fushatave të egra nga deputetë, parti dhe racistë e ekstremistë australianë kundër Islamit dhe muslimanëve”.

Në muajt e fundit, disa politikanë të së djathtës kanë bërë deklarata kundër Islamit. Disa madje kërkuan ndalimin e shamisë dhe kërkuan që t’ua ndalonin pjesëmarrjen e myslimanëve në skenën politike të Australisë.

Megjithatë, Khider Saleh shpjegoi se fushatat qëllimkëqija që synonin të parandalonin pjesëmarrjen e muslimanëve në zgjedhje dhe të ndalonin përfshirjen e tyre në jetën sociale të Australisë, hasën në rezistencë nga popullata australiane. Sipas tij, kjo është për shkak të vetëdijes së popullit australian dhe dënimit të islamofobisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit